Mos e harroni çadrën nesër! Moti merr kthesën e madhe

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi në zonën qëndrore.

Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 8/15°C

– Zonat e ulëta 10/23°C

– Zonat bregdetare 14/23°C