Nikolini, i cili vjen në “Shihemi në Gjyq” për një konflikt me motrën, Besianën thotë se nuk ka gjetur qetësi që prej vitit 2021. Ai nis të tregojë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se është divorcuar për shkak të diskutimi verbal.Më tej, ish-gruaja ka dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit duke përdorur një çarçaf, ka hyrë në shtëpinë e fqinjit dhe ka telefonuar policinë që ka arrestuar Nikolinin.
Nikolin: Që në 2021 unë kam qenë i martuar dhe jam i divorcuar. Problemet kanë nisur për një debat komplet verbal që nuk meriton të diskutohet dhe bashkëshortja ime më bëri një denocnim në Policinë e Rrethit Mat, të cilët më arrestuan dhe zonja për t’u viktimizuar se gjoja unë isha person i rrezikshëm dhe kisha bërë gjithë këto rrezikshmëri në familje, unë ia kam plotësuar të gjitha kushtet asaj dhe gjithë pjesëtarëve të mi të familjes, ka zbritur nga kati i dytë me çarçaf në tokë, zonja, për t’u viktimizuar se nuk e kishte nga kushtet.Eni Çobani: Në çfarë ore të lutem, me çarçaf?Nikolin: Me çarçaf ka zbritur rreth orës 3 të mëngjesit.Eni Çobani: Ju ishit në gjumë të gjithë?Nikolin: Unë isha në gjumë, e lamë si debat. Unë i kërkova një sqarim ç’është kjo përgjigje moj zonjë thashë unë që më tha “nuk jam shërbëtorja jote”. Po unë që jam gjithë ditën në punë me beton? “E ke për detyrë se je kryefamiljar”.Eni Çobani: Dhe vetëm nga kjo fjalë zonja shkon, bën një urdhër mbrojtjeje dhe ti përfundon në burg. Po ti ku e kishe gojën se më fal tani?Ardit Gjebrea: Po pse duhet të zbriste ajo, kishe mbyllur derën me çelës ti?
Nikolin: Dera ishte e hapur, për t’u viktimizuar se ajo ka thënë edhe në polici kisha frikë se më dëgjonte e nuk më linte të dilja. Largohet nga banesa, shkon te komshiu afër që nuk i kemi marrëdhëniet e mira historikisht me ta për konflikte pronash se të parët e kështu, dhe njofton policinë. Në orën 5 të mëngjesit arrestohem në komisariatin e policisë Burrel.