Djali vr*u bashkëshorten një ditë më parë, ndërron jetë nëna e autorit

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm Zyrafete Lajçi, nëna e Edmond Lajçit burrit që vrau gruan dje (16 prill) në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nëna e Edmondit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtruar në spital prej disa kohësh.

Edmond Lajçi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën për motive deri më tani të panjohura.