“Bëhuni gati për…”/ Sinoptikania Lajda Porja paralajmëron qytetarët për kthesën e papritur të motit: Ja çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja në një intervistë televizive, u shpreh se e sotmja do të jetë dhe dita e fundit që Shqipëria do të përjetojë temperatura të larta të krahasuara me stinën që jemi aktualisht.

“Këto dy javë do jenë me ndryshime dhe me një situatë krejtësisht të ndryshme.

Kjo javë do të jetë me nuanca tipike dimri, me temperatura të ulëta nga 0 deri në minus 1, me reshje shiu dhe bore. Dhe më pas do të rikthehen sërish temperaturat e larta të pranverës.

Pra, këto dy javë do të karakterizohen me dinamika të mëdha sa i përket qëndrueshmërisë së motit”, u shpreh ndër të tjera, sinoptikania Lajda Porja.