Aksidenti i rëndë me 1 viktimë në Lushnjë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Divjakë-Lushnjë. Mësohet se rreth orës 05:15 automjeti tip “Benz” i cili drejtohej nga 22-vjeçari me inicialet Q. O. është përplasur me një motor që drejtohej nga 44-vjeçari me inicialet G. A.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.