Aksident tragjik në vend, humb jetën 21-vjeçari, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë në Lushnje, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Furgoni pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 21-vjeçari G.A., ndërsa një tjetër 21-vjeçar I.O., është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.