Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Meteorologia Lajda Porja thotë se e shtuna pritet të sjellë kthjellime dhe vranësira ndërsa reshjet do të prekin zonat verilindore dhe juglindore. Të dielën do të ketë diell në të gjithë territorin. Edhe temperaturat do të rriten ndjeshëm.
“Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit në pjesën më të madhe të territorit. E shtuna do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira, ku do të ketë reshje në zonat verilindore dhe juglindore. Dita e dielë do të jetë me diell në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e para të mëngjesit, duke kulmuar të dielën 7 gradë në zonat malore dhe maksimalet do të rriten ndjeshëm që nga nesër, përfshirë të dielën, deri në 27 gradë.“, tha ajo.
Ndërkohë, sa i përket rajonit, meteorologia shtoi:
“Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut ka pasur përmirësim të dukshëm. Sot në Kosovë do të ketë momente me pika shiu vetëm në veri dhe veri-perëndim. Pjesa tjetër do të jetë me kthjellime. Fundjava do të jetëme diell. madje presim temperatura deri në 22 gradë. Ndërkohë MV, duke përjashtuar ditën e sotme dhe të nesërme, ku do të kenë zonat jugore dhe jugperëndimore momente me pika shiu, e diela do të jetë me temperatura deri në 24 gradë celcius.