Tragjike/ Aktori i njohur vd*s në një aksident në moshën 27-vjeçare

Aktori Chance Perdomo, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin horror të Netflix,

Chilling Adventures of Sabrina, ka vdekur në një aksident me motor, në moshën 27-vjeçare.

Ylli britaniko-amerikan ka lindur në Los Angeles dhe është rritur në Southampton.

Ai u nominua për aktorin më të mirë në çmimet Bafta TV 2019 për rolin e tij në dramën ‘Three Killed by My Debt’.

Detajet se ku ndodhi aksidenti, apo si u shkaktua, ende nuk janë bërë të ditura.