‘Preket’ dhe Shqipëria/ Bllokohet për dy ditë kufiri me Greqinë, zbulohet arsyeja

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bën me dije se tre pikat e kalimit kufitar me Greqinë në jug të vendit, do të jenë të paaksesueshme nga qytetarët që duan të lëvizin në drejtim të shtetit fqinj nga data 2 deri në 4 prill.

Sipas autoriteteve shqiptare bllokimi i lëvizjes në Kakavijë, Qafë Botë dhe Tre Urat do të ndodhë për shkak të një greve nga ana e punonjësve doganorë të palës greke.

“Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Policinë e Shtetit, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke.”

Ngrihet alarmi! Zhduket 2-vjeçarja në vendin fqinj, dyshohet se prindërit…
Jetmiri nuk kursen përgjigjen “therëse” ndaj Heidit pasi i përmend… (Video)
Përplasi për vdekje këmbësorin në Velipojë, bie në pranga shoferi
Në fashat orare të bëra publike nga policia, duke nisur nga e marta e deri të enjten e 4 prillit, duk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve në drejtim të Greqisë.

Ata që do të lejohen të qarkullojnë në të dy kahet e kufirit do të jenë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

“Në këtë kuadër, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek. Me qëllim moskrijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që janë të interesuar për të lëvizur në drejtim të Greqisë, që të ndjekin udhëzimet e Policisë.”

Sipas njoftimit të policisë pika e kalimit kufitar të Kapshticës mbetet e hapur për qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, ndërsa pala shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, për të sqaruar qytetarët në rast bllokimi të kësaj pike doganore.