Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për këtë javë: Duke filluar nga dita e mërkurë…

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” ka treguar se si do të jetë moti për këtë javë.

Sipas tij dita e mërkurë dhe e enjte do të ketë kthjellime të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Në veri-perëndim do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe.

Ai nënvizoi se përsa i përket temperaturave të ajrit. Deri ditën e mërkurë, pritet që të ketë luhatje të tyre.

Dita e mërkurë do të sjellë një rritje të temperaturave”-përfundoi ai.