Merret peng gazetari i njohur, zbardhen detajet e para

Një gazetar dhe prezantues u zhduk papritur në Meksikë ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin për fatin etij. Guvernatori i shtetit të Jalisco të Meksikës e shpalli të zhdukur gazetarin, Jaime Barrera të hënën mbrëma pasi ai nuk u paraqit për të transmetuar edicionin e tij të lajmeve.

“Pak më parë u informova se gazetari Jaime Barrera nuk shkoi për të transmetuar reportazhin e tij të lajmeve dhe se familja e tij nuk ka mundur ta gjejë atë që nga mesdita,” tha guvernatori i shtetit të Jaliskos Enrique Alfaro.

Autoritetet dyshojnë se ajo është rrëmbyer në mënyrë të dhunshme nga tre ose katër të dyshuar. Dëshmitarët okularë treguan se të paktën një nga rrëmbyesit ishte i armatosur. Në momentin e rrëmbimit, zoti Barrera nuk e kishte telefonin me vete, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e tij.

Makina e gazetarit u gjet më vonë bosh në një lagje. Sipas njoftimeve të shtypit, Barrera u rrëmbye pak pasi mbaroi një transmetim radiofonik. Ai gjithashtu prezantoi një emision në stacionin televiziv Televisa dhe mori pjesë si komentues në një emision politik në Channel 44 të Universitetit të Guadalajara.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, sipas OJQ-së Reporterët pa Kufi (RSF). Që nga viti 2000, mbi 150 profesionistë të medias janë vrarë atje. Në pjesën më të madhe, vrasjet e tyre mbetën të pandëshkuara.