“Mami ra në koma dhe babai na solli në shtëpi një grua tjetër”/ Mes lotësh, Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë: Ishte shumë e keqe, na ka nxirë jetën. Babai më vdiq në duar

Rike Roçi ka rrëfyer disa momente të vështira të jetës së saj. Në një bisedë më Roza Latin, Rike tregon se u prek shumë nga rrëfimi i Rozës pasi edhe historia e saj është e njëjtë. Rike rrëfen se babai i saj ka ndërruar jetë nga një problem në mushkëri dhe se nuk sillej mirë me ta.

Gjithashtu ajo i ka rrëfyer Rozës se ai krijoi një lidhje dhe kur mamaja e tyre ishte në spital ja solli në shtëpi.

“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.

Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.

Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.

E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap i qëndruam afër.”-tha Rikja