Jugu zgjohet me dridhje toke, ku ishte epiqendra?

Një tërmet rreth 2 ballë u regjistrua me qendër në Vranisht, Vlorë,

por disa goditje të tjera më të forta me epiqendër në Greqi dhe Jon janë ndjerë në të gjitha rrethet e Jugut këtë mëngjes.

Tërmeti më i fortë ishte 4.8 ballë në Korfuz dhe shënoi një valë pas lëkundjesh.

Deri tani në Shqipëri nuk ka njoftime për pasoja ose dëme materiale.