Biznesmeni Elton Ilirjani në një emision televiziv ka folur për jetën e tij private dhe profesionale.
I pyetur se si babai i tij e mori vesh për preferencat e tij seksuale, Eltoni u shpreh se i ka treguar vetë në vitin 1991.
Ai u shpreh se i tregoi të atit se i pëlqente një shok në klasë dhe babai i tij nisi ta këshillonte.
Një pjesë nga rrëfimi: Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat. E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte:
Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë. Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh. E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde.