Një aksident i rëndë, ku u përfshi një autobus që po udhëtonte nga Milano drejt Romës, është shënuar gjatë natës në Itali.
Për pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
Nga të plagosurit, një është në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, dhe ka përfunduar në anën e djathtë të rrugës.
Një pjesë e autostradës u mbyll për disa orë gjatë operacionit të shpëtimit.