Një tjetër aksident vdekjeprurës ka ndodhur të dielën e 17 mars-it në Itali në zonën e Gaeta.
Viktima e këtij aksidenti është sërish një i ri shqiptar, 30-vjeçari Dhurim Shini, banues në këtë zonë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ditën e djeshme rreth orës 19:30 në Gaeta, dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ duke sjellë dhe vdekjen e Dhimitër Shini, si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
30-vjeçari ishte duke drejtuar makinën tip “Smart” ku në shpejtësi të lartë është përplasur në mënyrë brutale me një “Opel”.
Tek kjo e fundit ishte një grua 58-vjeçare dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital me plagë të rënda.
Përpjekjet e personelit 118 për shpëtimin e djalit ishin të padobishme dhe ai vdiq praktikisht menjëherë.
Përpjekjet e personelit 118 për shpëtimin e djalit ishin të padobishme dhe ai vdiq praktikisht menjëherë.
Një tjetër ngjarje e rëndë që përfundoj me vdekje ndodhi mbrëmjen e së shtunës po në Itali, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 2 të rinj shqiptarë.