E rëndë, 22-vjeçari godet me thikë kalimtarët, 4 të vd*kur dhe disa të plagosur

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës, raporton CNN.

Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, është një 22-vjeçar, është arrestuar nga policia.

Pesë persona u plagosën në qytetin Rockford dhe dy persona u plagosën në ëinnebago, tha zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb për CNN.

Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.