“Vëllait i la amanet vajzën”, rrëqeth e ëma e Sibelës, tregon momentet e fundit të 27-vjeçares: I shtrëngoi dorën dhe dha shpirt

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik disa ditë më parë. Sibela Adebini, nënë e një vazje, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Advertisements

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë një foto intime e postuar në Tik Tok nga 39-vjeçari Altin Çoku. Ky i fundit është arrestuar nga policia një ditë pas ngjarjes.

Advertisements

Në një rrëfim prekës nëna e të ndjerës ka treguar edhe momentet e fundit të së bijës.

Për “News 24”, e ëma tha se Sibela i la të vëllait amanet vajzën 2-vjeçare dhe pasi i ka shtrënguar dorën ka ndërruar jetë.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu. E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë po vinte djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë.

Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, ka treguar ajo.