U vetëv*a pas publikimit të fotos në Tik-Tok, gazetarja Lala publikon mesazhet e fundit të 27-vjeçares: Janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24 tregoi mesazhet e fundit të 27-vjeçares nga Kamza që i dha fund jetës pasi publikimit të fotos së saj intime në Tik Tok.

Advertisements

“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit.

Advertisements

Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.

Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëni shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”, thotë ajo.