U përfol gjatë për origjinën e tij a është greke apo shqiptare, Pirro Dhima martohet me Afërdita Skafida

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dimas dhe Afërdita Skafida janë martuar ditën e shtunë në një ceremoni, ku ishin vetëm familjarët dhe rrethi i ngushtë në kishën e Agios Georgios në Kavouri.

Advertisements

Çifti është duke pritur fëmijët e tyre të parë, ndërkohë që Pirro Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Lajmi për martesën e tyre u bë e ditur nga postimet në rrjetet sociale që bënë miqtë e çiftit.

Advertisements

“Afërdita më bëri të buzëqesh sërish. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një burrë që të kupton dhe ti e kupton. Jam i lumtur, më bën të lumtur. Po thosha se nuk mund të gjej dikë që të më kuptojë se si ndihem. Nuk është aspak e lehtë të gjesh njeriun tënd”, ka theksuar në një intervistë të fundit Pirro Dhima.

Pirro Dhima është ish-peshëngritësi i cili ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijoi më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.

“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë