Trondit tezja e 27-vjeçares që u vetëv*a: Ma mori gocën në qafë, goca është v*arë, nuk u hodh nga pallati

Tezja e Sibora Abedini, 27-vjeçares në Kamëz, e cila i dha fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira, ka ngritur akuza të forta në media.

Advertisements

Ajo pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Advertisements

I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëvrasjes të renë në Kamëz

Tezja e drejtoi gishtin drejt Altin Çokut, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në rrjete sociale.

Në foto shihej e reja në momente intime me Çokun në një dhomë hoteli.

Ky i fundit, pretendon se fotoja nuk është shpërndarë prej tij, por nga miku i tij i ngushtë.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Deklarata e Altin Çokut se kush e shpërndau foton, e bërë disa ditë më parë:

“A e di çfarë më ka bërë burri i huaj mua, shoku i ngushtë? Unë ishe me një shoqen timen në hotel dhe ajo bëri një foto lakuriq, kokën te gjoksi im. Më pas dola për kafe me një shokun tim dhe unë telefonin e mbaj pa kod, kur shkova në banjon e lokalit ajo goca më ka nisur foton, duke më thënë shihe çfarë foto kemi bërë në hotel. Edhe ky shoku im ka shkuar ka marrë foton dhe ia ka shpërndarë miletit, të cilët kanë hapur profil në Tik Tok. Goca e huaj e ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë të vrasë veten”.

27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova, me të cilin kishte dhe një vajzë.

Problemet në çift, kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit, publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.