Në rubrikën e “Shihemi në gjyq”, ku ndërmjetëson Eni Çobani është zhvilluar çështja e një burri dhe një gruaje nga Elbasani, të cilët ishin të martuar. Ajo çfarë u vu re është fakti se si burri dhe gruaja, sapo filloi emisioni shpërthyen në akuza.
Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer marrëdhënie me motrën e saj dhe se ata të dy ishin dashnorë, ndërsa shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.
Por edhe burri nuk u tregua aspak i qetë ndaj gruas së tij. Ky i fundit tha se e shoqja ishte shtatzënë dhe se fëmijën e kishte me dikë tjetër. Ai i kërkonte publikisht të tregonte se me kë e kishte fëmijën.
“…më thuaj kur ke qenë në Kosovë dhe sa muajshe je? Me kë e ke fëmijën?”
Gruaja ka kujtuar një datë për ta akuzuar bashkëjetuesin. Sipas saj, kur kishin drekuar në 8 mars 2016, në mbrëmje që e kishte përcjellë për në banesë, e kishte përdhunuar.
Dhe prej asaj date gruaja tha se kishte mbetur shtatzënë, por sipas burrit, nuk dilnin llogaritë e muajve pasi nëse do të ishte e vërtetë pretendimi i saj, do duhet të kishte lindur tashmë.
Ai tha se nëse ADN do vërtetonte që fëmija është i tij, do t’ia jepte mbiemrin e tij, shkruajnë mediat shqiptare.
“Fëmija a lind 9 muaj? Bëj llogari sa janë 8 Mars, prill, maj, ti duhet të kishe lindur, ti s’ke lindur ku të kam kapur unë të kam lënë me barrë? Megjithatë kur të lindi fëmija do bëjmë ADN. Unë do përgjigjem për fëmijën e madh..Do të përgjigjem për 17 vjet që nuk të jam përgjigjur për fëmijën e parë. Nëse i dyti del që është fëmija im unë do ia jap atësinë”, tha burri në studio.
DEBATI NE GJYQ
Ilirjani: Zonja (gruaja e tij) thotë që është larguar sepse nuk e mbajti motra ime për arsye financiare. Gënjen.
Eni Çobani: Kur jeni fejuar?
Ilirjani: Para 17 vjetësh. Është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia e motrës sime.
Laureta: Jo jo nuk është e vërtetë.
Ilirjani: Pas një periudhe kohe që kam ardhur unë për të parë fëmijën bashkë me motrën tënde ke tentuar të më çosh në polici.
Laureta: Tentove të merrje fëmijën me dhunë.
Ilirjani: Pse çfarë isha unë Skënderbeu?
Laureta: Unë jam e habitur sot se nuk e prisja që ti do vije të më sillje këtu.
Ilirjani: Po si të mos vija unë kur ti thua kam vetëm një burrë? A e di moj zonjë sa burra ke ti?
Reklama
Motra e Lauretës: Ti e braktise motrën time, jazëk të qoftë.
Ilirjani: Ti rri ti se ty të njeh gjithë Elbasani. Shiko Eni, (i tregon fotot e gruas), dasëm me turkun, dasëm me italianin. Këtu thotë është në motel. Ajo thotë vetëm një burrë kam. Po dasma me turkun çfarë është?
Motra e Lauretës: O ndyrsirë, o plehrë.
Ilirjani: Po letrat e dashurisë që të shkruante italiani, i ke? i do?
Laureta e pështyn: Turp të vijë, maskara, ndyrsirë. Të kam përkrahur dhe të kam mbajtur më afër se familjarët e mi. Ti më fute thikën pas shpine. Më shkatërrove rininë, më shkatërroi jetën zoti Ardit.
Arditi: Në çfarë marrëdhënie je ti me zotërinë tani? Ju jeni bashkë?
Laureta: Jo jo. Unë jetoj vetëm me fëmijët.
Reklama
Arditi: Po mirë pse e prish gjakun?
Laureta: Kam 5-6 muaj që jetoj vetëm. Ai jeton me një burrë tjetër me një mashkull. Turp më vjen po do ta them.
Arditi: Jo, jo.
Laureta: I kam bërë yzmet nënës së tij. Me atë jeton në shtëpi, si dy tranvestitë, si dy plehra, si dy ndyrësira.
Arditi: Ne do jemi të kujdesshëm. Na shikon një Shqipëri e tërë. Ne do mundohemi të themi të vërtetat, por pa e fyer njeri- tjetrin.
Laureta: Ajo ishte ofendim, provokim direkt.
Arditi: Ti trego kulturën tënde dhe mendo për fëmijën.
Laureta: Po ai që ka dy fëmijë në Greqi dhe gruan? E braktisi ajo, e përzuri. Për ato të flasë ai.
Arditi: A je më e qetë? Të vazhdojmë të flasim tani?
Reklama
***
Ilirjani: Në 8 janar vajza ime shkoi te Laureta. Kemi bërë celebrimin.
Laureta: Nuk ka qenë dëshira ime, por ai nguli këmbë.
Ilirjani: Po çfarë me duhej mua celebrimi? Do të merrja pronat ty?
Laureta: Me motrën time të madhe ke pasur marrëdhënie seksuale ti, e ke pasur dashnore. Mbylle se do të tregoj të gjitha të vërtetat.
Ilirjani: Të treja si motra i njeh gjithë Elbasani. Si moj kam shkuar me motrën tënde unë?
Laureta: Të lante rrobat e trupit tënd ajo në shtëpinë e saj ë? Kur ti jetoje me mua dhe unë isha shtatzënë?
Ilirjani: Këta janë të paparë zonja Eni. A ke qenë në Kosovë moj? Sa kohë ishe në Kosovë? Vjen nga Kosova shtatzënë dhe më thotë: këtë fëmijë e kam me ty.
Reklama
Laureta: Si ore si?
Ilirjani: Po të shkosh në drejtorinë e Doganave, e vërteton në sistemin TIMS kur ka dalë dhe kur ka hyrë.
***
Ilirjani: Zonja këtu ti gjejë adresën fëmijës, nëse është i imi i përgjigjem unë.
Arditi: Është e vërtetë që atë natë ti e ke kapur zonjën sepse kishit dëshirë që të kishit një fëmijë?
Ilirjani: Ka qenë data 8 mars kur e mora zonjën, e shëtita, i kam dhënë pastë, akullore, i kam blerë edhe tuta sportive fëmijës tjetër të kësaj dhe sa futemi te shtëpia brenda vjen furgoni i policisë dhe më merr mua si person të padëshirueshëm në shtëpinë e saj.
Laureta: A ke kërkuar edhe ti prej meje që të kishe edhe një fëmij tjetër?
Reklama
Eni: Ilirjani po thoni ju Laureta që iu ka marrë me dhunë, iu ka shtrirë për të kryer marrëdhënie, pa dëshirën tuaj. Ne e kemi Ilirjanin këtu dhe nuk duket i tillë.
Laureta: Pa dëshirën time. Jo më tha, do ta bëjmë edhe një fëmij.
Ilirjani: Ke qenë në lokal me mua dhe ke festuar 8 marsin? Ke marrë peshqesh për fëmijën tjetër, tuta dhe bluzë sporti?
Laureta: Peshqesh është ajo?
Eni: Po patjetër.
Laureta: Veç atë kam parë unë në jetën time.
Eni: Darka është finalizimi i një mbrëmje që e keni kaluar në lokal?
Laureta: Ca darke vetëm kafe të zezë më dha.
Eni: Po një pastë. Të ka marrë me dhunë atë natë? Të ka futur në dhomë? Ka bërë marrëdhënie pa dëshirën tënde?
Reklama
Laureta: Po. Në atë moment ka ardhur policia.
Ilirjani: Fëmija tani do ishte 3 muajsh.
Laureta: Do vërtetohet me ADN. (Laureta është shtatzënë)
Eni: Policia e kapi në flagrancë Ilirjanin?
Laureta: Po edhe teshat i kishte veshur mbrapsht.
Ilirjani: Gratë sa lindin moj vajzë? A lindin 9 muajsh?
Laureta: Me atë e kam moj zonjë.