Rëndohet bilanci pas sulmit të armatosur në Athinë, autori egjiptian v*au 3 persona në kompaninë ku punonte dhe veten

 Sipas informacioneve të para nga policia greke, katër të vdekur është bilanci tragjik pas të shtënave me armë zjarri në kompaninë e transportit detar të familjes Karnesi në Glyfada.

Autori ishte një ish-punonjës që hyri në zyrat në rrugën Artemisiou dhe hapi zjarr me një karabinë, duke vrarë tre persona, para se t’i jepte fund jetës së tij.

Advertisements

Sipas informacioneve, nga të shtënat u vranë motra e pronarit të anijes Spyros Karnesi, Maria Karnesi , drejtori menaxhues i kompanisë së anijeve, Antonis Vlasakis, i cili ishte i martuar me motrën e Maria Karnesit dhe ish-kapiteni i kompanisë Ilias  Koukoularis.

Advertisements

Viktima Maria Karnesi

Sulmuesi egjiptian u gjet i vdekur në bodrumin e një ndërtese.

Autori, ishte një ish-punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar nga puna. Sipas të njëjtave informacione, ai ka qenë prej vitesh kujdestar në shtëpinë e familjes Karnesi në Petaliou.

Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte në vend. Me të hyrë brenda, ai tha se do të hynte për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur sipër ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër.