“Poligamia dhe bigamia nuk janë k*rvëri”, islamologia Ikballe Berisha shpërthen keq në studion televizive: Respektoni të drejtat tona!

Islamologia, Ikballe Berisha, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se poligamia dhe bigamia nuk është k*rvëri. Ajo kërkoi që të respektohen të drejtat e myslimanëve.

“Duhet dalluar poligamia, bigamia dhe tradhtia. Kur poligamia dhe bigamia kurorëzohen me bekim fetar nuk është k*rvëri, apo diçka e paligjshme në aspektin fetar.

Dallon kultura e besimit dhe e moralit, me moralin qytetar. Homoseksualët kërkojnë dhe martesa e marrëdhënie seksuale, myslimanët nuk e pranojnë këtë pasi besojnë te familja. Ne jemi qytetarë dhe dëshirojmë që të jemi korrekt me ligjin.

Edhe Karta e të Drejtave të Njeriut, besimtarëve myslimanë u jep të drejtën e besimit dhe të manifestimit. Poligamia nuk duhet dënuar. Bigamia duhet të jetë e lirë, por e rregulluar me ligj.”, tha Berisha.