Ngjarje e rëndë në vend, nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr 17.

Advertisements

Mësohet se nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesë.

Advertisements

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë.

”Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”