Ngjarje e rëndë në Greqi/ Dh*në dhe tradhti në familje, shqiptarja vetëvaret(Emri)

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e së burrit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore. Ajo la mbas një djalë.