Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat, duke filluar nga sonte…

Një front i ftohtë atmosferik do të përfshijë shumë të pjesë të rajonit tonë ditën e Premte duke kushtëzuar shtim të vranësirave, fuqizim të përkohshëm të erërave veriore dhe vetëm në disa lokacione mund të ketë reshje të dobëta atmosferike të intensitetit të dobët.

Anticikloni i fuqishëm me qendër në Mesdhe dhe Evropen jugperëndimore do të jetë ende prezent përkundër frontit të dobësuar të ftohtë ajror duke pamundësuar reshjet atmosferike, ndërkohë që pas frontit nga e shtuna do të vijojnë kthjellimet e motit dhe rritja e temperaturave ditore edhe pse mëngjeve pritet acar, madje në fillim edhe i fortë

Fronti do të fuqizojë erërat veriore dhe do të ulë temperaturat pas rritjes së përkohshme, megjithatë fonti do të kalojë shpejt dhe menjëherë nga e shtuna do të kemi përmirësim dhe stabilizim të plotë të motit.