Mesa duket ia kalojmë edhe kinezëve, ja sa kg pilaf ha në vit një shqiptar

Statistikat janë mjaft interesante në rastet kur dinë të përpunohen duke nxjerrë në pah tregues të rendësishëm në lidhje me shtete apo shoqëri të caktuara në mjaft sektorë të ndryshëm.

Advertisements

Kështu për shembull, statistikat e fundit sa i përket kuzhinës kanë nxjerrë në pah se shqiptarët janë të tretët në Europë për konsumin vjetor të orozit për kokë.

Advertisements

Sipas këtyre treguesve, çdo shqiptar konsumon mesatarisht 12.3 kilogram oriz në vit duke u renditur të tretët pas turqve me 15.8 dhe portugezëve me 16.1.

Në Shqipëri orizi përdoret kryesisht për të bërë pilaf. Ndërkohë, popujt me konsumin më të ulët të orizit janë serbët, malazezët dhe zviverjanët.

Orizi bën pjesë në grupin e brumërave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri) të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij. Kualiteti proteinik është më i lartë se gruri apo misri.

Orizi është baza e ushqimit për më shumë se 3 bilionë njerëz (shumica të varfër), pothuajse gjysma e popullsisë në botë.