“Lekët i tërhoqi nga banka”, 47-vjeçarja shqiptare i lë amanet të birit: Mos e lërë babin të fusë grua tjetër në shtëpinë tonë

Dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore është bërë sërish shkak që një grua, një nënë t’i japë fund jetës tragjikisht, pasi nuk mund të përballonte më presionin.

Një 47-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës në Pirgos të Greqisë. Fatbardha Pali para se të kryente aktin fatal ka lënë një postim në Facebook ku i kërkon falje djalit dhe familjarëve të saj, ndërsa akuzon bashkëshortin për tradhti.

Fatbardha gjithashtu akuzon edhe kunatat e saj se i kanë marrë paratë. Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi.

“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga Banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Kadri Pali turp të kesh, erdhe acaruat Ilirin, e bëtë si vetja jote. Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo.