E rëndë në Tropojë! 20-vjeçari vritet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Advertisements

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Advertisements

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.