E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë.

Ndërsa e zonja e shtëpisë kishte nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, nga ajo del një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.

Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.

Siç transmeton “Infoelbasani.al” Familjarët kanë kërkuar për të v rarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.

Fill pas kësaj ata kanë hequr dorë nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit pasi u shprehën se tani ai ja shpif.