Çudit qytetari: Po të punosh 2-3 punë e me rrogë 60.000 lekë, blen shtëpi në Shqipëri

Geri Kusi, me profesion jurist, thotë se në Shqipëri mund të blesh një shtëpi nëse bën disa punë dhe të kesh një pagë relativisht të mirë.

Aldo: Me ç’ para do e blesh shtëpinë ti vëlla?

Geri Kusi: Me shpenzimet e mia dhe ato çfarë kam mbledhur gjatë gjithë kësaj periudhe. Në Shqipëri, një i ri e ka mundëisnë financiare që të blejë një shtëpi.

Aldo: Po si e ka mundësinë?

Geri Kusi: E ka mundësinë financiare me të gjitha mënyrat sepse nëse punon në Shqipëri është e mundur të blesh një shtëpi.

Aldo: Domethënë, më fal, ka të tjerë, ka shumë njerëz, që jo sa je ti 25, po kanë 30 vite që punojnë dhe janë me kredira të frikshme.

Geri Kusi: Nuk është puna te kredia, nëse punon në Shqipëri, nëse ke një rrogë bazë relative të majme, e blen një shtëpi.

Aldo: Cili zanat e ka rrogën relative të madhe?

Geri Kusi: Mund të punosh gjithkund, mund të bësh 2,3 punë, mund të punosh shumë.

Aldo: Ti thua që po bërë 3-4 punë, do ta blesh një shtëpi.

Geri Kusi: Po.

Sa i përket pagës që ai e konsideron të mjaftueshme për të blerë një shtëpi, Geri shqipton një shifër, disi të habitshme për Aldon dhe gazetaret e programit.

Albana Çaushaj: Sa duhet ta ketë pagën një njeri në shqipëri që të ketë mundësi të marrë një shtëpi.

Geri Kusi: Nëse luan deri tek 600 mijë lekë të vjetra.

Albana Çaushaj: Unë bëj dy punë, personalisht, dhe kam shumë vite që bëj dy punë që e kaloj patjetër, por nuk mundem akoma të blej një shtëpi.