“U dogjën materiale zgjedhore”, KQZ sqaron: Në godinë nuk kishte materiale të 25 prillit, por të…

Një zjarr përfshiu mbëmjen e sotme godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër, në të cilën ka patur materiale të vjetra të KQZ-së.

Lidhur me këtë ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili përmes një deklarate për medie sqaron se dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit, po ruhen në një ambient tjetër të sigurtë.

KQZ shton më tej se brenda kësaj godine ku ka ndodhur incidenti, ka patur materiale të vjetra të KQZ, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit. Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri. KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP