Postimi i një turisteje serbe ka bërë “lëmsh” duke futur në sherr bashkëkombësit e saj për pushimet në Shqipëri. Mariana Rajiç Deliç rrëfeu në një intervistë për gazetën “Blic” eksperiencën në Sarandë, ku jo vetëm nuk u përball me atë që dyshonte, por me një surprizë të këndshme, pasi një shqiptar i la asaj një mesazh në kofano “Faleminderit!” dhe “Mirësevini” të zbukuruara me zemra.
Lajmi ka marrë reagime të shumta dhe të forta në faqen e gazetës, pasi serbët kanë qenë të ndarë, pro dhe kundër saj për të kaluar pushimet në Shqipëri. “Shqipëria ka një nga brigjet më të bukura në këtë pjesë të Europës. Unë besoj se Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe se më në fund janë hapur ndaj të huajve” shkruan një qytetar serb, por një tjetër i rebeluar pyet “Ku është ndërgjegjja dhe patriotizmi ynë?!”.
“Në këtë kohë të çmendur të pandemisë lufta për çdo mysafir është më se e dukshme” shkruan një tjetër. “Kush te paguan ty për të reklamuar Shqipërinë…. Kuptoje atje kurrë edhe sikur të ishte vendi i fundit… Dhe kush shkon atje për mendimin tim është tradhtar” shkruan një tjetër.
“Me kaq shumë destinacioneve në botë, dikush shkon në Shqipëri!!!… Nuk kam koment…” është një tjetër koment. “Ju duhet të vareni në litar për nxitjen e popullit për të financuar armikun e dëshmuar” është një tjetër reagim i fortë.
Në intervistën e saj, Mariana theksonte se “Gjithçka përkthehet në shqip për ne nga një shqiptar nga Kosova, i cili po qëndron në hotelin tonë”. Por një komentues shkruan “Kështu do të shkruajnë ′′Mirë se vini′′ në Kosovë!“. Debati vazhdon./ Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!