E bujshme! Zbulohet më në fund ekipi ku do të transferohet Elseid Hysaj, nesër pritet prezantimi

E ardhmja e Elseid Hysajt është prej dy vitesh një telenovelë me shumë seri.

Forma e mirë e mbrojtësit të Kombëtares në elitën e futbollit italian, ka bërë që ai shpesh të lidhet me emra të mëdhenj në futbollin europian për transferim të mundshëm brenda apo jashtë Italisë.

Mirëpo, së fundmi, e ardhmja e tij është më afër se kurrë për të mësuar destinacionin zyrtar.

Sipas mediave pranë Lacios, mbrojtësi do të prezantohet këtë të mërkurë me bardhekaltrit, për të qenë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sarri.

Hysaj pritet që të firmosë një kontratë katërvjeçare me një pagë neto prej 1.8 milionë eurosh në vit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP