Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një shtëpi bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britani, ku një hajdut hyri në një shtëpi dhe provoi rrobat e pronarit, më pas bëri punët e shtëpisë dhe disa riparime të vogla të nevojshme.
24-vjeçari qëndroi gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që pronari i saj ndodhej në punë.
Kur i zoti u kthye e gjeti hajdutin të shtrirë në krevat, të veshur me rrobat e tij, ndërsa përdorte laptopin.
Ai kishte ngrënë, ishte larë në dush dhe kishte bërë disa nga punët e shtëpisë.
I tme rruar ai njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e të riut që ishte dë nuar dhe më herët për vjedhje.