Pak ditë pas incidentit të pabesueshëm me trajnerin e Kombëtares Algjeriane të futbollit U20 që goditi me shuplakë dy lojtarët e tij, futbolli i vendit afrikan po përjeton një tronditje të dytë dhe akoma më të rëndë.
Një futbollist 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit gjatë një ndeshjeje të ekipit të moshave, pasi mungesa e një mjeku dhe një ambulance nga fusha rezultoi vendimtare. Të dielën më 17 mars Wasim Dzezar duke luajtur për NRB Oued El Ma hyri në zonën e TRB Arris kur një mbrojtës në përpjekjen e tij për të pastruar topin e goditi atë në brinjë.
I riu nga goditja e tmerrshme ra me kokë në bar.
Nuk kishte asnjë mjek dhe as ambulancë, pavarësisht rregulloreve përkatëse të federatës së futbollit algjerian, dhe anëtarët e ekipit stërvitor u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, por pas pak një makinë private hyri në fushë dhe e dërgoi në spitalin më të afërt.
Atje mjekët u përpoqën ta ringjallën me Wasimin duke luftuar për të mbetur gjallë, por ai më në fund dha frymën e fundit të dielën mbrëma. Sipas mediave lokale, goditja në mëlçi shkaktoi gjakderdhje të brendshme, por rënia e tij në bar rezultoi edhe me përdredhje të gjuhës dhe pamundësi për të marrë frymë për disa sekonda, gjë që rezultoi fatale