Tr*nditëse! Djali qëllon për vd*kje babain

Teksas -Një 19-vjeçar është arrestuar për vrasjen e babait të tij në East Travis County.

Një burrë rreth të 60-tave u gjet në vendngjarje me plagë me armë zjarri dhe, pavarësisht tentativave për ta shpëtuar nuk ia doli dot duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Travis thotë se ka marrë telefonata të shumta në 911 për një trazirë dhe të shtëna pranë një stacioni autobusi në Hog Eye Road.

Djali i tij, 19-vjeçari Quentyn Ervin-Davis, tashmë është akuzuar për vrasjen e tij.

Një urdhër kontrolli u ekzekutua brenda orëve të natës në shtëpinë e Daun Davis. Dhe autopsia u krye të hënën. Këto rezultate janë ende në pritje.