Tragjike/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë, humbin jetën 3 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spanjë pas një zjarri në një ndërtesë në Villajojosa pranë Alicante (Spanjë juglindore).

Mësohet se mes viktimash janë edhe dy fëmijë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas rënies së zjarrit rreth orës 02:15 të mëngjesit.

Ky është zjarri i dytë në zonë i cili mori jetë njerëzish pasi 10 ditë më parë u regjistrua një zjarr masiv në një pallat tjetër ku pati viktima.

Katërmbëdhjetë banorë të tjerë të ndërtesës u evakuuan dhe morën ndihmën e parë, tha një zëdhënës i autoritetit shëndetësor rajonal për AFP. Gjithashtu mësohet se zjarri u vendos nën kontroll.