Një 32-vjeçar ka rënë në pranga nga policia ditën e sotme pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Por akuzat shkojnë dhe më tej pasi siç bëhet me dije A.G., banues në Tiranë, pasi ka dhunuar të dashurën e tij e ka mbajtur peng për disa orë në makinën e tij duke mos e lejuar të largohet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë,
pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj” njofton policia.