Rikthehet ora verore, ja çfarë ndodh nga e diela

Ditën e diel më 31 Mars 2024, do të rikthehet ora verore. Akrepat e orës do të shkojnë një orë më parë, pra nga ora 03: 00 e mëngjesit në orën 04:00 të mëngjesit.

Ora verore zgjat 7 muaj dhe nis fundjavën e fundit të Marsit, ndërsa ora dimërore nis fundjvën e funti të tetorit dhe apliohet për 5 muaj.

Ndryshimi i orës, bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur, nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.