Përplaset me automjetin e këngëtarit grek, ndërron jetë tragjikisht në aksident 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të kësaj të marte në Menidi të Greqisë.

Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.