Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për ditët në vijim, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat: Duke filluar nga dita e martë..

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians”, tregoi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave.

Ai theksoi se java nis me një mot të paqëndrueshëm, ku reshjet do të jenë të vazhdueshme dhe intensive deri të mërkurën.

Mes tjerash ai tha se temperaturat e ajrit, pavarësisht reshjeve të shiut, do të rriten.

“Java nis me një mot të paqëndrueshëm. Në Veri do të ketë reshje të dendura shiu. Orët e pasdites, i gjithë territori shqiptar do të kalojë në mbizotërimin e reshjeve që do të jenë intensive në zonat veriperëndimore. Herë pas here, reshjet në pjesën e dytë të ditës do të jenë në formën e rebesheve.

Dita e martë dhe dita e mërkurë, mbeten në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Herë pas here do të ketë reshje shiu, por do të jetë në sasira më të pakta se ditën e sotme.

Pjesa e dytë e javës, sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve të motit, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërkohë do kemi një rritje të temperaturave të ajrit”-tha ai.