Mëngjes tragjik! Gjendet një grua e vdekur në lumë

Mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Mborje në Korçë është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune L. Th. rreth 80 vjeçe.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.