“Më ka thënë do të th*r si qengj”, trondit gruaja: Ish-bashkëshortin nuk e ndava menjëherë për hatër të fëmijëve

Në emisionin Me zemër të hapur nga moderatorja Evis Ahmeti në News24, një grua ka rrëfyer divorcin e vështirë që ka pasur me ish-bashkëshortin.

Ajo tha se është kërcënuar rëndë, teksa ish-bashkëshorti i ka thënë edhe “do të ther si qengj”. Më tej, gruaja deklaroi se divorcin nuk e ka bërë që në fillim, për hatër të fëmijëve.

Ish-bashkëshortja: Nuk e ndava Spiron për hatër të fëmijëve. Jam dhunuar që në fillim, kur nisa të jetoj me të. E kam duruar atë, për shkak të fëmijëve. Më ka drejtuar thikën, më tha unë do të vras. Më tha të vijnë njerëzit nga Peshkopia dhe të të marrin jo të gjallë. Më 2020 unë jam divorcuar. Dilte e hynte nga burgu dhe sërish nuk u ndava menjëherë, sepse mendoja gjithmonë për fëmijët.

Spiro kishte bërë kërkesë për divorc dhe gjithashtu edhe donte të merrte kujdestarinë e vajzave. Të tre vajzat të atij janë, por ai donte të bënte sherre. Më ka akuzuar me të padrejtë sikur paskam pasur raport me ish-vjehrrin, këto janë shpifje të ulëta. Më ka thënë se do të therr si qengj. Ish-bashkëshorti shiste çdo gjë në shtëpi, vetëm hekurat mbetën dhe ka bërë incident vetë. Thotë se e kanë dhunuar, por se ai gënjen. Ai u martua me grua tjetër, që ka dy fëmijë ajo gruaja. Fëmijët le t’i takojë, por të plotësojë detyrimet e veta.

Spiro: Çdo gjë e ka bërë ish-gruaja. Ajo ka bërë kalama me babën tim dhe prapë i thosha që thuaj të vërtetën. Unë ndarjen e kam përjetuar keq. Nuk kam pasur asnjë synim që ta çoj jashtë shtetit për shfrytëzim, aspak. Më vinte zor ta thosha se i kam kapur vetë. Të bëhen analizat, jam i sigurt.
(Balkanweb)