“Më ka ngacmuar s**sualisht”/ Akuzat e rënda ndaj Saimir Kodrës, punonjësja e ‘Top Channel’ i bashkohet Eglës si dëshmitare, çfarë pritet të ndodhë

Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.

Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.

Një reagim i papritur ka ardhur nga një ish-punonjëse e ‘Top Channel’ e cila pretendon se është dëshmitare dhe i bashkohet Eglës. Por kjo nuk mund të jetë një provë pasi personi në fjalë është thjesht një dëshmitare.

Por një gjë është e sigurt, ky koment do të krijojë një rrëmujë të madhe në rrjet!