Lindin 4 fëmijë në 29 shkurt në Tiranë. Shikoni sa bukur që i quajnë nënat

Ali, Katalea, Soni dhe Joel, kanë ardhur sot në jetë në ditën më të veçantë të vitit, 29 shkurt, datë që vjen vetëm një herë në katër vite.

Vogëlushët e porsalindur në Maternitetet “Mbretëresha Geraldinë dhe “Koço Gliozheni”, si dhe nënat e tyre, gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes profesionale dhe me përkushtim të stafit të mjekëve dhe infermierëve dhe ne i mirëpresim me dhuratën e “Bonusit të Bebes”, mbështetja direkte financiare për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në vendin tonë.

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vetëm në këto dy maternitete, kanë ardhur në jetë 1490 fëmijë 👧👶.