Krim i rëndë në familje/ Babai godet për vdekje gruan dhe tre fëmijët, më pas vret veten

Një tragjedi familjare është regjistruar në Hawaii. Mësohet se një baba goditi me thikë gruan dhe tre fëmijët e tij përpara se të vriste jetën të dielën në mëngjes. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulus.

Autori i dyshuar është ndër të vdekurit, trupat e të cilëvë u gjetën pajetë brenda shtëpisë.

Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë rrëfyer se kjo është një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Haëaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë.

Policia u njoftua për përleshjen në orën 8:30 me oficerët që hynë në shtëpi 45 minuta më vonë për të gjetur pesë trupat – të sulmuesit dhe katër viktimave të tij.