E rëndë, ushtari vr*t 4 persona, mes tyre një fëmijë

Brenda shtëpisë, sipas policisë, u gjetën trupat e pajetë të disa personave.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane, kanë humbur jetën 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Në agim u bë njoftimi se i dyshuari ishte dorëzuar dhe ishte arrestuar. Ai ishte një ushtar i Bundeswehr.

Aktualisht, një operacion policor po zhvillohet edhe në von Düring në Rotenburg.

Sipas policisë, ka pasur dy ‘skena krimi’: një në një shtëpi në Westervesede në Scheeßel dhe një në Bothel, rrethi Rotenburg.