Aksident me 6 të vdekur, kamioni përplaset me makinën e policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku gjashtë persona humbën jetën duke përfshirë dy policë spanjollë, pranë Seviljes, kur një kamion u përplas me një postbllok policie.

Ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, kur një kamion u përplas me ta.

Nga kontrollet rezultoi se shoferi i mjetit, i cili u arrestua, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë, vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre, me një varkë patrullimi gjatë një ndjekjeje.